SHBA-Hakerat kinezë dyshohen se kanë goditur agjencitë qeveritare amerikane, duke arritur të futen në sistemin e të dhënave të miliona punonjësve të qeverisë.

Zyra për Menaxhim të Personelit, konfirmoi se rreth 4 milionë të punësuar aktualë dhe ta që janë larguar nga puna janë prekur nga sulmi i hakerave kinezë.

Sipas një zyrtari amerikan hakerat kinezë kanë arritur të futen në sistemin e Zyrës për Menaxhimin e Personelit duke vjedhur informacione të cilat konsiderohen si të rëndësishme.

Hetuesit besojnë se përgjegjëse kryesore për këtë shkelje masive të sistemit të të dhënave federale është qeveria kineze, ka thënë një zyrtar i zbatimit të ligjit për CNN.

Zëdhënësi i Ambasadës kineze në Washington Zhu Haiquan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se akuzat për sulmet kibernetike ishin “të papërgjegjshme dhe jo produktive’’

Sipas “Washington Post” dhe “Wall Street Journal”, baza e hakerave është në Kinë, ndërsa të dhënat e siguruara mund të përdoren për shantazh ndaj punonjësve federalë për të siguruar informacione të rëndësishme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: