Hapa përpara drejt superkompjuterave të së ardhmes vijnë nga studiuesit nga Universiteti i Purdue dhe Universiteti i Rochester-it në SHBA, që kanë zbuluar se është e mundur të manipulohen elektronet duke i bërë ato të bëjnë “kthesa” që lejojnë për herë të parë transferimin e informacioneve dhe korrigjimin e gabimeve te kompjuterat kuantikë.


Krahasuar me kompjuterat tradicionalë, ku njësitë e informacionit të tyre (bitet) kodojnë një vlerë në moment, njësitë themelore të kompjuterëve kuantikë (qubitet) mund të marrin vlera të ndryshme njëkohësisht duke ruajtur shumë më tepër të dhëna, shkruan ata.


Qubitet mund të kodohen nga elektrone të vetme, të cilat, si gjilpërat e një busulle që tregojnë veriun dhe jugun, mund të drejtohen lart ose poshtë, në varësi të “momentit magnetik” ose ”gjendjes kuantike” të tyre.


Etiketa: