SHBA- Sot, SHBA hoqi ndalimin për hyrjen në territorin amerikan kundër refugjatëve të 11 vendeve, por si kundërpërgjigje ashpërsoi kushtet e pranimit, theksoi Departamenti për Sigurinë e Brendshme (DHS) në një komunikatë.

“Zyrtarët amerikanë nuk kanë zbuluar listën e vendeve përkatëse, por mendohen të jenë Egjipti, Irani, Iraku, Libia, Mali, Koreja e Veriut, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria dhe Jemeni”, sipas direktivave të organizmave që merren me refugjatët.

Autoritetet amerikane njoftuan gjithashtu një riforcim të sigurisë dhe rekomandimeve në procedurat e programit amerikan për pranimin e refugjatëve (USRAP), veçanërisht forcimin e verifikimeve të kërkesave për azil dhe një aktualizim të rregullt të listës së vendeve me rrezikshmëri të lartë si dhe të kritereve për përzgjedhjen e refugjatëve.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb