SHBA

Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në Fresno, në Californinë qendrore, kur ndoshta më shumë se një person, ka hyrë në kopshtin e një shtëpie ku po organizohej një festë dhe ka hapur zjarr në drejtim të disa njerëzve që po shihnin së bashku një ndeshje futbolli.

Lajmin e bëjnë me dije mediat amerikane, mes të cilave edhe New York Times. Nuk është ende i qartë motivi i gjestit, as nuk dihet kush janë vrasësit.

Disa të plagosur janë dërguar në spital në kushte kritike. Sipas zv/shefit të policisë së Fresno, në kopsht ishin rreth 35 veta kur vrasësi ka hapur zjarr.
Katër të vrarët –ka shtuar funksionari i policisë-janë meshkuj të moshës 25 dhe 30 vjeç. Ende nuk dihet nëse ai që ka qëlluar kishte njohje me viktimat. Asnjë nuk i ka parë atentatorët. Policia po ekzaminon tani pamjet e kamerave të sigurisë dhe po heton ngjarjen.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb