SHBA- Nuk ndodh çdo ditë që një politikan, me një monitor burgu të lidhur në kyçin e këmbës, i akuzuar për seks me sekretaren e tij 17-vjeçare, të bëjë fushatë për rizgjedhje dhe të fitojë.

Por ka ndodhur ekzaktësisht kjo të martën në Richmond, Virginia, periferi e Henrico County, ku Joseph Morrisey, rrëmbeu 42% të votave duke fituar zgjedhjet e Këshillit Bashkiak, ndërsa kryente dënimin prej 6 muajsh burg dhe këtë e bëri duke garuar si i pavarur.

Morrissey, 57 vjeç u deklarua fajtor në muajin dhjetor për të shmangur një dënim më të madh, pas një marrëdhënieje të dyshuar seksuale me sekretaren e tij të mitur, fakt që u denoncua nga babai i 17-vjeçares, me pretendimin se Morrisey e shfrytëzoi seksualisht.

Vajza, fotografitë lakuriq të së cilës i janë gjetur në telefonin personal dhe ndërkohë ka mbetur shtatzënë, nuk ka konfirmuar identitetin e babait të fëmijës që pritet të lind. Pasi u shpall fajtor, Morrissey dha dorëheqje nga posti i tij, por menjëherë kandidoi në zgjedhjet e ardhshme.

Administrata e burgut e lejoi atë që të bëjë fushatë gjatë ditës, ndërsa vendasit duket se nuk i bezdisi fakti se Morrrisey kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, por e shpërblyen edhe me një mandat. Gjithashtu, edhe dënimi iu zbrit në 90 ditë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb