Menjëherë pasi është dhënë lajmi i rëndësishëm për Ukrainën se mund të përdorë armët me rreze të gjatë brenda territorit të Rusisë, ka reaguar presidenti ukrainas Volodymir Zelensky.

Në një deklaratë, presidenti ukrainas tha se është marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura.

“Shumë në media po thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura”, tha ai, raporton BBC.

“Por goditjet nuk kryhen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë”, është shprehur Zelensky.

Kujtojmë se sot presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar prej muajsh që kufizimet për raketat me rreze të gjatë veprimi të hiqen, duke lejuar Ukrainën të synojë vendndodhje brenda Rusisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb