SHBA

Një inxhinier në Berkeley, SHBA i quajtur David Xu 34 vjeç dyshohet se ka dashur të vrasë kolegët, duke i helmuar ato. Të dhënat e gjykatës tregojnë se Xu ishte përpjekur për disa vite rresht të helmojë për vdekje kolegët.

Në vitin 2017, Xu dyshohet se po përpiqej të helmonte një bashkëpunëtore, duke vënë kadmium (material toksik) në ushqimin dhe ujin e saj. Hetimet tregojnë se gruaja kishte vërejtur se shishja e saj e ujit kishte shije të çuditshme. Edhe ushqimet që mbante kishin nisur të kenë një “erë të pazakontë”, raporton media lokale amerikane “Berkeley side”.

Gruaja ishte ankuar se kishte vërejtur se uji i saj ishte i çuditshëm në datat 11 dhe 4 mars. Monstrat e ujit të marra nga shishet, me ato të gjetura në një laborator, ku dyshohet se përgatitej lënda helmuese, doli se ishte e njëllojtë. Përpos koleges viktimë, edhe monstrat e gjakut të dy të afërmve të koleges treguan nivel të lartë të kadmiumit.

Inxhinieri Xu po mbahet në paraburgim në Berkeley. Ai akuzohet për tri krime, që kanë të bëjnë me vrasje me paramendim, si dhe lëndime të shumta trupore. Policia tha se nuk do të publikojë hollësi për rastin, pasi hetimet vazhdojnë. Xu mban gradën “doktor” në Shkenca Inxhiniere, diplomuar në San Francisko.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb