Jennifer Aniston ka kritikuar kandidatin për zëvendëspresident të Donald Trump, JD Vance, për komentet që ai bëri duke i quajtur demokratët një “grumbull zonjash pa fëmijë dhe me jetë të mjerueshme”.

Aktorja e Friends, postoi një intervistë të Vance, e cila është shpërndarë gjerësisht që nga përzgjedhja e tij si kandidati i Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. “Me të vërtetë nuk mund ta besoj se kjo vjen nga një zëvendëspresident i mundshëm i Shteteve të Bashkuara”, shkroi ajo në Instagram. “Gjithçka që mund të them është… Zoti Vance, lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijët e saj një ditë. Shpresoj se ajo nuk do të ketë nevojë t’i drejtohet IVF-së si një opsion i dytë. Sepse ti po përpiqesh t’ia heqësh edhe atë asaj”, shkroi Aniston.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb