Mosmarrëveshjet për luftëtarët e huaj dominuan edhe një takim të koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, që u mbajt javën e kaluar në Uashington.

Vendet, si Franca dhe Britania, nuk e duan kthimin e atyre shtetasve që i janë bashkuar Shtetit Islamik.

Disa qeveri evropiane, përfshirë Britaninë, ua kanë marrë edhe nënshtetësinë disa qytetarëve për shkak të lidhjeve të pretenduara me Shtetin Islamik, por Sales paralajmëroi se kjo strategji gjithashtu përfshin rreziqe të mëdha, shkruan Rel.

“Ne nuk mendojmë se heqja e nënshtetësisë është një mjet i efektshëm kundër terrorizmit”, tha ai.

“Në vitet 1990, Arabia Saudite i hoqi nënshtetësinë Osama bin Ladenit. Kjo nuk e parandaloi 11 shtatorin”, tha Sales, duke iu referuar sulmeve të rrjetit terrorist Al Kaida në SHBA, më 11 shtator, 2001.

BE-ja nuk ka politikë për luftëtarët e huaj dhe secili nga 28 shtetet anëtare vendos vetë se si ta trajtojë këtë çështje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb