Ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka inkurajuar Ankaranë të ndërpresë operacionin ushtarak në Siri kundër një milicie kurde duke konfirmuar se do të kishte pasoja të rënda për Turqinë, sipas një komunikate të Pentagonit.

“Ministri ka inkurajuar Turqinë të ndërpresë veprimet e saj në verilindje të Sirisë për të rritur mundësinë që SHBA-ja, Turqia dhe partnerët tanë të mund të gjejnë një rrugë të përbashkët për qetësimin e situatës para se ajo të bëhet e parikuperueshme”, sipas kësaj komunikate që i referohet një bisede telefonike mes Esper dhe homologut turk, Hulusi Akar.

“Kjo ndërhyrje rrezikon të ketë pasoja të rënda për Turqinë”, paralajmëroi shefi i Pentagonit duke rikonfirmuar rëndësinë e marrëdhënies dypalëshe strategjike mes SHBA-së dhe Turqisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb