PRISHTINE- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson është shprehur e shqetësuar me situatën ku ndodhet Kosova për sa i përket korrupsionit.

Shqetësimin e saj ajo e ka bërë publik nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan se renditja e Kosovës në vendin e 110 në listën e shteteve më të korruptuara, mund të dëmtojë ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë e vendit.

“Kosova në mesin e vendeve më të korruptuara – 110 nga 175 shtete në total – shkakton dëme të mëdha në ekonomi, shoqëri dhe siguri”, ka shkruar Jacobson.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: