Kandidatja me origjinë shqiptare per kongresin amerikan, Suzana Shkreli ka humbur zgjedhjet përballë republikanit, Mike Bishop i cili mori 57 % të votave në qarkun 8 të Michiganit.

Suzzana Shkreli mori 38% të votave, duke e humbur garën, megjithëse gjatë fushatës ajo mori përkrahje të fuqishme edhe nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Obama e quajti 29-vjeçaren, e cila është e kandiduar nga demokratët, si një lidere të fortë dhe të zgjuar, por me sa duket edhe pas kësaj mbështetje ajo nuk ia doli.

“Në Kongres Shkreli do të jetë ajo lloj lidereje për të cilën ne kemi nevoje për të krijuar një vend më të fortë, më të sigurtë, më të ndershëm për familjet punëtore”, deklaroi presidenti Obama.

Tendenca e epersise Bishop u vu re qe në nisje të numërimit të votave.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb