SHBA

Shtetet e Bashkuara njoftojnë që të gjithë vendet duhet t’i japin fund importit të naftës iraniane  dhe në 2 mars nuk do të rinovojnë shtyrjen e bërë prej 180 ditësh, i lidhur me 8 vende, mes tyre edhe Italia.  Në rast të kundër do të vihen sanksionet. Shkruan Washington Post duke cituar dy burime të Departamentit të Shteteve të Bashkuara duke shpjeguar se bëhet fjalë për një përshkallëzim të fushatës së presionit në maksimum nga administrata e Trump kundër Teheranit.

Mes 8 vendeve të pranishëm ka filluar tkurrja e importimit të naftës nga Irani, Italia, Greqia dhe Tajvani. Pesë vendet e tjera janë Kina, India, Turqia, Japonia dhe Korea e Jugut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb