SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur se është i gatshme të nisë sërish negociatat me Penianin me qëllim denuklearizimin e Koresë së Veriut deri në vitin 2021. Diskutimet mes dy vendeve ndaluan pas një marrëveshje të gjerë të arritur më herët gjatë këtij viti.

Megjithatë, në samitit e realizuar mes dy koreve gjatë kësaj jave, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ra dakord të mbyllë një prej vendeve kryesore ku kryhen teste raketore.

Dy liderët ranë dakord për rrugën drejt denuklearizimit. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se në bazë të këtyre zhvillimeve të rëndësishme, SHBA-ja është përgatitur të përfshihet menjëherë në negociata.

“Kjo të shënojë fillimin e negociatave për të transformuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut përmes procesit të shpejtë të denuklearizimit të Koresë së Veriut, që pritet të përfundojë deri në 20 janar 2021, ashtu sikurse është shprehur Kim Jong Un. Kjo do të ndikojë gjithashtu edhe në krijimin e një regjimi të qëndrueshëm të paqes në Gadishullin Korean”.

Gjatë një deklarate, ai tha se ka ftuar ministrin e jashtëm të Koresë së Veriut Ri Yong Ho të takohet me të në New York javën që vjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb