SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të shkojë të dielën në Romë në kuadër të një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu kushtuar Izraelit, Cisjordanisë, Jerusalemit dhe Lindjes së Mesme, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit. Kerry dhe Netanyahu janë takuar për herë të fundit në mes të muajit nëntor në Amman.

Sekretari amerikan i Shtetit është nismëtar i rifillimit të procesit të paqes izraelo-palestineze në korrik të vitit 2013 dhe në prill të 2014. Pavarësisht dështimit, ai nuk ka braktisur kurrë idenë për një rifillim të dialogut të drejtpërdrejtë mes dy palëve.

Takimi Kerry-Netanyahu në Romë do të zhvillohet në një klimë tensionesh mes Izraelit dhe palestinezëve.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: