SHBA – Krimineli bukurosh Jeremy Meeks, që me pamjen e tij tërhoqi vëmendjen e mijëra grave dhe agjencive të modës në mbarë botën, është dënuar me më shumë se dy vjet në një burg federal.

Fytyra e Meeks u vu në qendër të vëmendjes kur portreti i tij u publikua në faqen e Fb të Departamentit të Policisë në Stockton në qershor dhe bëri për vete, mijëra admirues.

30-vjeçari u arrestua me akuzën e posedimit të paligjshëm të armëve dhe për krijimin e një bande. Madje thuhet se ai ka qënë dikur i përfshirë dhe në një bandë famëkeqe, Northside Gangster Crips.

Interesant është fakti se pasi portreti i tij qarkulloi në rrjetet sociale, atij iu afrua një kontratë për modelim prej 30 000 USD dhe një tjetër, për t’u bërë yll pornografie, prej 100 000 USD.

Për fat të keq, ai nuk do të mund t’i shfrytëzojë këto mundësi deri në një të ardhme jo aq të afërt, pasi një gjykatës e dënoi me 27 muaj burg në Kaliforni pas arrestimit me një pistoletë të kalibrit 0,45.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb