Ambasada amerikane në Tiranë e ka nisur ditën e sotme me një lajm të rëndësishëm, por edhe të bukur për qytetarët shkodranë.

Ambasada e SHBA njofton se një park që përdoren për aktivitete të paligjshme për substanca narkotike, është shndërruar në një hapësirë të bukur për komunitetin. SHBA publikon në “Facebook” foto të parkut, si ka qenë dhe si është bërë tani.

“Me mbështetjen e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës të Departamentit të Shtetit, Koalicioni Kundër Drogës në Shkodër dhe YËCA Albania shndërruan një park lokal i cili më parë përdorej për aktivitete të paligjshme për substance narkotike, në një hapësirë të bukur për komunitetin.

Shumë urime për koalicionin e Shkodrës mbi përpjekjet e tyre për të ndalur përdorimin e paligjshëm të drogës dhe për investimin e tyre në komunitet”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Shba
Shba

111
111

222
222

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: