SHBA-Sulmi mbi sistemin e të dhënave qeveritare amerikane ka pasur një efekt më të madh sesa mendohej, pasi ka prekur edhe informacionet e ndjeshme të më shumë se 20 milionë qytetarëve, deklaroi agjencia përgjegjëse për të dhënat.

Zyra e Menaxhimit të Personelit (OPM) deklaroi se ndërkohë që po hetohej mbi një pirateri në qershor u vu re se sulmi mbi informacionet personale ishte shumë më i madh.

“Bazuar në hetimet e mëparshme në të dhënat, grupet e veprimit për incidentin ndërinstitucional dhe OPM-ja arritën në konkluzionin se është vjedhur informacion i ndjeshëm, përfshirë numrat e sigurimeve shoqërore të 21,5 milionë qytetarëve.

(a.n/DPA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb