Qendrat e votimit janë mbyllur pothuajse në gjithë pjesën lindore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet ku votuesit do të përcaktojnë se cila parti do të ketë kontrollin e Kongresit në dy vitet e ardhshme.

Amerikanët po zgjedhin të 435 anëtarët e Dhomës së, 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane, shkruan VOA. Mes rezultateve të hershme, senatori i pavarur nga Vermonti u rizgjodh lehtësisht për një mandate tjetër gjashtëvjeçar.

Megjithëse është i pavarur, senatori Sanders voton përgjithësisht me demokratët. Edhe demokrati nga Virxhinia, Tim Kaine, do ta mbajë vendin e tij në Senat.

Demokratët siguruan gjithashtu një fitore të rëndësishme në Virxhinia, në rrethinat e Uashingtonit, ku Jennifer Wexton, një prokurore dhe senatore e legjislaturës së shtetit, fitoi ndaj anëtares aktuale të Dhomës së Përfaqësuesve, Barbara Comstock.

Demokratja Donna Shalala, ish-sekretare e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale fitoi ndaj republikanes, Maria Elvira Salazar për një vend që mbahej nga anëtarja veterane republikane e Kongresit, Ileana Ros-Lehtinen nga Florida.

Një numër rekord prej 237 grash po kandidojnë për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 23 në garat për senatin në gjithë vendin, përfshirë 185 Demokratë dhe 52 republikanë. Fitoret e tyre kanë gjasa ta konsolidojnë përqindjen e grave në Kongres, duke kaluar shifrën 20 për qind për herë të parë.

Votuesit ishin të vendosur që zëri i tyre të dëgjohej të martën, duke pritur në radhë të gjata dhe duke shpërfillur të ftohtin dhe motin me shi për të hedhur votën.

Pjesëmarrja e lartë të martën pason një numër rekord votimesh të hershme gjatë javës së kaluar.

Megjithëse emri i Presidentit Donald Trump nuk ishte në fletët e votimit, shumë votues në gjithë vendin, i shohin këto zgjedhje so një referendum për dy vitet e para të tij në detyrë.

Sipas anketave parazgjedhore, demokratët janë më shumë të shqetësuar për kujdesin shëndetësor dhe ekonominë, ndërsa imigracioni është çështja kryesore mes republikanëve. Presidenti Trump e ka vënë imigracionin në qendër të fjalimeve të tij të fushatës, duke shpresuar të bëjë për vete votuesit e pavendosur.

Demokratëve u duhet të fitojnë në 23 gara për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët, ndërsa republikanët pritet të mbajnë kontrollin e Senatit.

Por demokratën mund të marrin shumicën në senat, nëse fitojnë vetëm dy vende që mbahen aktualisht nga republikanët.

Mes garave të ndjekura më me interes është ajo për postin e guvernatorit në Xhorxha, kur demokratja Stacey Abrams shpreson të bëhet e para guvernatore afrikano-amerikane në historinë e Shteteve të Bashkuara.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: