SHBA-Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot Greqisë t’i paraqiste evropianëve propozime afatgjata për borxhin publik dhe fatin e programeve të ndihmës ndërkombëtare, që autoritetet greke kërkojnë ta vendosin në pikëpyetje.

“Kam thënë gjithmonë që pres nga Greqia që të bëjë propozime afatgjata që ne të mund të bisedojmë”, deklaroi kancelarja gjermane gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me presidentin amerikan, Barack Obama në Uashington.

Udhëhequr nga partia e majtë radikale ”Syriza”, qeveria e re greke nuk dëshiron më plane ndihme prej 240 miliardë eurosh akorduar nga trojka (FMN, BE, BQE) në vitin 2010 dhe 2012 në këmbim të masave shtrënguese.

Sipas Merkel, rregullat bazë nuk kanë ndryshuar. ”Ju bëni përpjekje dhe nga ana tjetër merrni solidaritet”, shtoi kancelarja gjermane.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: