SHKUP-SHBA-ja është e interesuar për stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të rajonit, theksoi sot në Zagreb, Zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brajan Hojt Ji.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve në Maqedoni të jenë të gatshëm për kompromis dhe të formojnë qeverinë e re pas zgjedhore.

“Sinqerisht shpresojmë se presidenti maqedonas do të lejojë që deputetët që kanë shprehur dëshirë për të dhe partitë që ata përfaqësojnë të formojnë qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur për shkak se Maqedonia ka nevojë për një qeveri që do të vazhdojë dhe do të përfundojë proceset e filluara në për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”- tha Ji.

Në lidhje me rajonin, ai theksoi se është e rëndësishme për të vazhduar me reformat dhe për të arritur standardet evropiane, që vendet e rajonit të vazhdojnë në rrugën euroatlantike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: