SHBA – Mësuesja 33-vjeçare “la kokën” për një 13-vjeçar dhe e pagoi shumë shtrenjtë.
Brooke Dinkel, mësuese në “Smoky Valley Middle School” në Kansas SHBA u dënua me 14 vjet burg për shkak të një lidhje me nxënësit e saj, lidhje e cila zgjati nga tetori i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014.

Prokurorja, Christina Trocheck rindërtoi para gjykatës marrëdhënien mes mësueses dhe nxënësit dhe gjithçka duhet në ketë qenë e vështirë, duke parë dhe situatën e saj si nënë e dy fëmijë.Nga dhuratat, takimet në shtëpinë e saj, pastaj insistimi i miqve dhe kolegëve për të hequr dorë, të cilëve u tregonte deri në detaje se çfarë bënte me minorenin, gjithçka u paraqit papara gjykatës.

Madje ajo arriti deri aty sa edhe pas arrestimit, kontaktonte me mxënësin e saj, duke sfiduar dhe urdhrin e gjykatës. Avokatja e 33-vjeçares argumentoi se klientja e saj nuk është në gjendje të mirë mendore. Ndërsa psikologia foli për post-traumatik, depresion dhe çrregullime të personalitetit.

Në sallën e gjyqit Brooke akuzoi adoleshentin se e ka përdhunuar më 26 dhjetor, nga ku sipas saj nisi gjithçka.
“Dua të kthehem në shtëpi tek vajzat e mia, kam nevojë për ndihmë mjekësore, nuk jam “grabitqare seksi”-deklaroi ajo në gjykatë e përlotur.

‘Ju nuk jeni viktima në këtë histori”- u përgjigj gjykatësi dhe e dënoi me 14 vjet burg. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb