SHBA-Është ndarë nga jeta në moshën 94 vjecare në shtëpinë e saj në Los Angeles, Californi, Nancy Reagan. Bashkëshortja e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë një nga femrat me më influencë në historinë amerikane, gjatë 8 viteve në Shtëpinë e Bardhë, nga 1981-1989.

Mbështetëse e rëndësishme e kauzave sociale, mes të cilave lufta dhe parandalimi i abuzimit me drogën, ajo kujdesej për paraqitjen publike të bashkëshortit të saj dhe për veshjet e tij.

Në vitet 40-50, Nancy Davis, ka punuar si artiste në Brodway dhe më pas në Hollywood. Nancy u martua me Ronald Regan dhe së bashku kanë dy fëmijë.
Ajo do të varroset pranë burrit të saj në Ronald Reagan presidencial library në Simi Vallery, në Californi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb