Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndaluar të gjitha fluturimet për në Kubë, me përjashtim të kryeqytetit Havana.

Në një deklaratë në Twitter, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftoi se përpos Aeroportit Jose Marti në Havana, Departamenti amerikan i Transportit është urdhëruar të ndalohen fluturimet në të gjitha aeroportet e tjera të vendit.

Pompeo tha se arsyeja e kësaj mase është “shtypja që qeveria kubaneze ushtron ndaj popullatës së saj dhe mbështetja për presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro”.

“Ky hap është një politikë e cila e detyron të pagujë një çmim regjimin e Kubës, i cili mbështet Maduron dhe shtyp popullin e vet”, tha kryediplomati amerikan.

Pas njoftimit të masës, aviokompanitë American Airlines dhe JetBlue me qendër në SHBA njoftuan se tashmë në fluturimet e tyre do të përdorin vetëm Aeroportin Jose Marti.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb