Uashington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka miratuar 50 milionë dollarë ndihma për institucionet dhe organizatat përkatëse në mbrojtjen e të drejtave të pakicave etnike dhe fetare në Siri.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Trump i kushton shumë rëndësi mbrojtjes së pakicave etnike dhe fetare që “vuajnë” në Siri.

“Presidenti Trump ka ndarë 50 milionë dollarë ndihma për Sirinë për të mbrojtur pakicat etnike dhe fetare që vuajnë atje dhe për të përmirësuar të drejtat e njeriut”, thuhet në deklaratë.

Ndihma në fjalë do t‘u dërgohet institucioneve dhe organizatave siriane që mbrojnë të drejtat e njeriut, organizatave joqeveritare dhe institucioneve të ndihmave që janë të angazhuar me procese të rehabilitimit.

“Pritet që edhe aktorët tjerë ndërkombëtarë të japin ndihma në këtë fushë. Për qeverinë është një përparësi kryesore që të sigurohen të drejtat dhe liritë e pakicave etnike dhe fetare”, thuhet në deklaratë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb