TIRANË

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur ditën e nesërme si ditë zie kombëtare për nder të ish-presidentit Bush, i cili ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.


Ambasada amerikane në Tiranë  përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, bën me dije se nesër ambasada do të jetë e mbyllur, ndërsa aktiviteti do të nisë rregullisht një ditë më pas.


47319765 10156019425790838 8227553486678523904 N
47319765 10156019425790838 8227553486678523904 N

“Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush. Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!”, thuhet në postin e ambasadës.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: