SHBA

Një raport i ‘komplikuar’ që ka gjeneruar edhe tensione. Kështu New York Times e përshkruar raportin brenda Shtëpisë së Bardhë mes Melania dhe Ivanka Trump, zonjës së parë që qëndron në East Wing, ku janë apartamentet presidenciale, dhe First Doughter që punon në West Wing, ku ndodhen zyrat.
Raporti mes të dyjave nuk ka qenë asnjëherë i ngrohtë dhe kjo është diçka që bie në sy menjëherë.
Por Times tregon se sa e vështirë është për stafin presidencial të menaxhojë situatën mes dy femrave më të pushtetshme të Shtëpisë së Bardhë.
Incidenti i fundi thuhet se ka ndodhur pikërisht përpara se Melania të nisej në udhëtimin e saj drejt Afrikës.
Ka qenë pikërisht Ivanka, shkruan Nyt, që kishte programuar udhëtimin në Afrikë, shumë përpara se Melania të njoftonte. Kjo gjë ka irrituar shumë ‘first doughter’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb