Shtetet e Bashkuara kanë bërë një plan sipas të cilit një koalicion ndërkombëtar ushtarak do të mbrojë ujërat strategjike nga Irani dhe Jemeni, zonë që sulmohet nga luftëtarët e mbështetur nga Irani , tha të martën gjenerali i lartë i SHBA.

“Ne jemi duke u angazhuar tani me një numër vendesh për të parë nëse mund të krijojmë një koalicion që do të siguronte lirinë e lundrimit si në ngushticën e Hormuzit dhe Bab al-Mandab”, tha gjeneral detar Joseph Dunford, kryetar i Shefat e Shtabit.

“Dhe kështu mendoj se ndoshta gjatë dy javëve të ardhshme ne do të identifikojmë cilat vende kanë vullnetin politik për të mbështetur atë iniciativë dhe pastaj do të punojmë drejtpërdrejt me ushtarakët për të identifikuar aftësitë specifike që do ta mbështesin këtë”, tha ai .

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb