NJU JORK– Medalja e artë e çmimit Nobel dhënë biokimistit amerikan, James Watson, bashkëzbulues i strukturës të ADN-së, u shit dje në ankand për më shumë se 4,7 milionë dollarë (3,8 milionë euro), një rekord.

Rikompesimi, që u vlerësua nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s” me 3,5 milionë dollarë maksimumi është shitja për herë të parë në ankand për një medalje Nobel.

Emri i blerësit, i cili paraqiti ofertat me telefon, nuk u zbulua.

Ai pagoi në total 4 757 000 dollarë.

James Watson, me Francis Crick dhe Maurice Wilkins zbuluan strukturën e spirales të dyfishtë të acidit dezoksiribonukleik (ADN) në Britaninë e Madhe në vitin 1953 duke modifikuar radikalisht biologjinë moderne.

Tre shkencëtarët kanë marrë çmimin Nobel për Mjekësinë në vitin 1962.

James Watson, 86 vjeç, njoftoi se kishte si qëllim të jepte një pjesë të të ardhurave për bamirësi dhe kërkime shkencore.

Një letër e Francis Crick për djalin e tij, në të cilën ai ekspozoi strukturën e ADN-së pak para publikimit të zbulimit, u shit gjashtë milionë dollarë në vitin 2013.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb