Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot një paketë të ndihmës me vlerë 2,5 miliardë dollarë për Ukrainën – ndërsa Uashingtoni përpiqet të ofrojë mbështetje për Kievin përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar.

“Sot, jam krenar të njoftoj një ndihmë ushtarake për Ukrainën më vlerë afro 2,5 miliardë dollarë – në një kohë kur populli ukrainas vazhdon të mbrojë pavarësinë dhe lirinë e tij nga agresioni rus”, tha presidenti amerikan, Joe Biden në një deklaratë.

Ndihma përfshin një paketë ushtarake prej 1,25 miliardë dollarësh, e cila i lejon Pentagonit të marrë armë nga rezervat amerikane dhe t’i dërgojë ato shpejt në fushën e betejës.

Gjithashtu, 1,22 miliardë dollarë të tjerë do të financohen nëpërmjet Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, sipas së cilës pajisjet ushtarake blihen nga industria e mbrojtjes ose partnerët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: