Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës 10 gjeneratorë për të mbështetur gjashtë ndërmarrje bujqësore në të gjithë vendin.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë Bridget Brink në një postim në platformën e mediave sociale X .

“Përmes USAID-it, SHBA-ja siguroi 10 gjeneratorë që do të ndihmojnë 6 biznese bujqësore në të gjithë Ukrainën për të prodhuar, ruajtur dhe shpërndarë drithë në mbarë botën, duke siguruar deri në 167,509 tonë eksporte gruri në vit, pavarësisht nga sulmet me raketa dhe dron të Rusisë,” postoi Brink.

Shtetet e Bashkuara dërguan pothuajse 60 transformatorë te operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë në Kharkiv, i cili do të lejojë inxhinierët e energjisë të kryejnë riparime urgjente në rrjetin elektrik të qytetit të dëmtuar nga sulmet me raketa ruse.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb