Uria prekte 821,6 milionë persona në botë në vitin 2018, kundrejt 811 milionë një vit më parë, sipas një raporti vjetor të publikuar të hënën nga shumë organizata të OKB-së që kritikojnë se ky është viti i tretë radhazi me rritje.

Pas dekadash rënie, pamjaftueshmëria e të ushqyerit rifilloi rritjen që prej vitit 2015.

“Duke rezultuar mes objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuar për vitin 2030, për perspektivën e një bota ku nuk ka asnjë njeri në pamjaftueshmëri ushqimore, ky afat bën që kjo të kthehet në një sfidë gjigante”, thekson raporti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: