SHBA-ja e gjykoi papërgjegjshmëri për disa vende europiane si Franca, t’i kërkojnë Irakut të gjykojë shtetasit e tyre, anëtarë të grupit të Shtetit Islamik të ndaluar në Siri.

 

“Do të ishte papërgjegjshmëri nga ana e një vendi të presë nga Iraku që të zgjidhë këtë problem në vendin e vet”, deklaroi koordinatori amerikan kundër terrorizmit, Nathan Sales, në një konferenë shtypi në fund të një takimi të koalicionit anti-ISIS në Uashington.

Ai u kërkoi sërish të gjitha vendeve të riatdhesojnë dhe më pas të gjykojnë shtetasit e tyre.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb