SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një banesë në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një 37-vjeçar pas një sherri banal ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij në sy të 7 fëmijëve.

Sherri ka nisur kur 37-vjeçari i identifikuar si John Leo Davis ka goditur njërin nga djemtë i cili ishte duke luajtur në kompjuter.

Sipas mediave vendase pas kësaj gruaja ka ndërhyrë për ta ndaluar, por ai e ka qëlluar me thikë për vdekje.

Vrasja ka ndodhur në sy të 7 fëmijëve, ndërsa njëri nga djemtë vetëm 11 vjeç ka dëshmuar vrasjen e nënës së tyre në polici.

Gruaja u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetonte, ndërkohë që 37- vjeçari u arrestua.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: