Një burrë i armatosur që dyshohet për përdhunim, ka marrë peng katër persona në një restorant me ushqim të shpejtë në pjesën jugore të Baltimoras në SHBA.

Në mesin e pengjeve është edhe një vajzë shtatë vjeçe ka thënë Policia në Baltimore. Policia thotë se po kërkon që t’i japë fund kësaj ngjarjeje në mënyrë paqësore. I armatosuri, i cili nuk është identifikuar, kërkohej për një përdhunim që ka ndodhur në 48 orët e fundit.

Policia pikasi të dyshuarin me makinë dhe në momentin që po tentonte ta kapte atë, u largua me shpejtësi. Pas një ndjekjeje të shkurtër, i kërkuari u përplas me një tjetër makinë dhe pastaj doli nga makina për të hyrë në fast-­food ku mori peng 4 persona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: