SHBA – Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të ulin nivelin e panikut, pasi në një video të grupit militant Shteti Islamik është thënë se Nju Jorku është shënjestër potenciale e sulmit terrorist.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, dhe kreu i policisë, William Batton, kanë thënë se në video “nuk ka kërcënim specifik dhe të besueshëm”. De Blasio u ka bërë thirrje nju jorkezëve që të vazhdojnë punët e tyre normalisht.

Sipas Grupit të Inteligjencës SITE, organizatë në Merilend, e cila gjurmon grupet militante, videoja gati gjashtë minutëshe përfshin një skenë që tregon Sheshin “Times Square” dhe vende të tjera turistike në Manhatan të Nju Jorkut.

Pjesa më e madhe e filmimit shfaq skena të Parisit dhe të presidentit të Francës, Francois Hollande.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: