19 qershori është një festë amerikane, që shënon ditën kur skllavëria përfundoi në shtetet e konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane më 1865.

Kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump po bëjnë fushatë rreth kësaj date të rëndësishme për të fituar mbështetjen e votuesve afrikano-amerikanë.

Presidenti Joe Biden organizoi një koncert për nder të 19 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Historia jonë nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por edhe me të tashmen dhe me të ardhmen tonë. Pra, për një të ardhme për të gjithë ne, jo vetëm për disa prej nesh”, tha ai.

Presidenti Biden tha se kundërshtarët e tij politikë po përpiqen të “rishkruajnë historinë”.

“Disa njerëz po përpiqen të na kthejnë mbrapa. Ata duan të kufizojnë liritë tuaja, duke e bërë më të vështirë pjesëmarrjen në votime për afrikano-amerikanët. Ata duan të mbyllin dyert e mundësive për ju, po sulmojnë vlerat e diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjen”, tha Presidenti Biden.

Drejtuesit e ekipit të fushatës së ish Presidentit Donald Trump themeluan koalicionin “Afrikano-amerikanët për zotin Trump” të shtunën në një kishë afrikano-amerikane në Miçigan. Në këtë ngjarje zoti Trump mbajti një fjalim drejtuar votuesve afrikano-amerikanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: