SHBA-Këto pamje të pabesueshme tregojnë një teknikë të veçantë- dhe ekstreme njëkohësisht- e cila po përdoret nga Utah Division of wildlife resources për të ripopulluar liqenet në mal.

Organizata amerikane prej pak kohësh ka publikuar në Twitter një video që tregon hedhjen e qindra peshqve nga një avion në fluturim. ’Do t’i furnizojmë me peshq liqenet pranë maleve të Utah nëpërmjet rrugës ajrore. Peshqit janë të vegjël nga 2.5 deri në 7.5 centimetra dhe kjo i jep mundësinë rreth 95% të tyre të mbijetojnë gjatë rënies’, ka shkruar Dwr në Twitter.

Disa përdorues janë shprehur kundër me këtë iniciative dhe ndjehen të shqetësuar për atë 5% të ekzemplarëve që nuk i mbijetojnë kësaj teknike.
Përgjegjësit e organizatës kanë shpjeguar që transporti me rrugë tokësore do të kërkonte shumë kohë dhe do të sillte stres të madh për peshqit duke shkaktuar ngordhjen masive të tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: