Roja dhe hajduti mund të shkojnë shumë mirë bashkë. E tregon rasti i Franklin Foulks, agjenti i policisë së Fort Lauderdale (Florida), që pasi ka pësuar një infarkt shpëtohet pikërisht nga hajduti i kapur prej tij.

Filmimi tregon sesi agjenti Foulks rrëzohet në tokë, ndërsa i riu 17 vjeçari Jamal Rutledge, lajmëron kolegët e tij policë.

Foulks, ka shpëtuar falë ndërhyrjes së menjëhershme të një defibrilatori portativ dhe Jamal falenderohet nga polici dhe nga i gjithë komisariati.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb