SHBA

Një agjent policie, pasi kishte ndaluar një makinë, sepse drejtuesi i mjetit po përdorte celularin teksa ngiste mjetin, është tërhequr zvarrë nga e njëjta makinë për qindra metra, për tu lënë më pas në mes të autostradës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dunwood, Georgia, SHBA.
Burri që drejtonte makinës është arrestuar, ndërsa polici është shtruar në spital fatmirësisht jashtë rrezikut.
Siç shihet në video dy policë kanë ndaluar një makinë e cila niset papritur me njërin prej policive, që kapet pas dritares së shoferit duke lëvizur me të dhe duke u hedhur më pas në autostradë.

Polici tjetër, e ndjek nga pas dhe pavarësisht se shoferi braktis makinës ai më pas kapet dhe arrestohet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb