SHBA – Policia në Florida të Shteteve të Bashkuara ka akuzuar Corey Lewandowski, menaxherin e fushatës së kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, për sjellje të dhunshme lidhur me një incident që ka ndodhur këtë muaj ku ishte pwrfshirw një reportere.

Policia i ka dërguar sot shkresë Lewandowskit, që të paraqitet para gjyqtarit më 4 maj për këtë kundërvajtje.

Në një video të publikuar nga policia, shihet Lewandowski duke e kapur fuqishëm një reportere, e cila përpiqej ta pyeste zotin Trump, gjatë një fushate më 8 mars.

Sipas kësaj akuze ai mund të dënohet me një vit burg, raporton agjencia AP.

Zyra e shtypit e zotit Trump nëpërmjet një dklarate bwri tw ditur se “Lewandowski është absolutisht i pafajshëm lidhur me këtë akuzë dhe se ai është krejtësisht i sigurt se do të lirohet”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: