SHBA

Policia kaliforniane e Six Vallejo, në San Francisco, ka vrarë një reper 20-vjeçar, me ngjyrë, teksa flinte në makinën e tij jashtë një Taco Bell, një rrjet fast food-esh meksikane. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet amerikane.

Viktima quhej Willie McCoy. Familja e tij e ka denoncuar si një vrasje me sfond racist, duke nënvizuar që nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e forcës kundër një personi që fle dhe nuk përbën kërcënim.

Sipas versionit të policisë, policët kishin shkuar për të kontrolluar McCoy pasi një punonjës i Taco Bell kishte njoftuar policinë, që një njeri kishte mbështetur kokën mbi timonin e makinës së tij jashtë lokalit.

I riu ndodhej në veturë me dyert e mbyllura dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së parë të policisë. Ne prehër ai mbante një armë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb