Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo do të diskutojë për situatën në Venezuelë në fillim të javës së ardhshme me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në kuadër të një mbledhje në Finlandë, njoftoi sot një përgjegjës amerikan.

Dy personalitetet do të marrin pjesë të hënën dhe të martën në një mbledhje ministrore të Këshillit të Arktikut në Rovaniemi, në veri të Finlandës.

“Shqetësimet tona lidhen me sjelljen e Rusisë kryesisht në Ukrainë dhe sigurisht në Venezuelë”, shtoi ky përgjegjës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb