SHBA

Policia e Floridës tha se ka arrestuar një 28-vjeçar në lidhje me vrasjen e një çifti të moshuar të Quebec që u gjet i vdekur në mars në shtëpinë e tyre të lëvizshme në Pompano Beach, në veri të Fort Lauderdale.

Zyra e policisë tha se ka arrestuar Quinton Johnson për vrasjen e Mark dhe Rita Gagne, përkatësisht 80 dhe 78 vjeç. Policia gjeti trupat e çiftit në dhomën e tyre të gjumit më 22 mars 2019. Një inspektor mjekësor i Floridës tha se ata vdiqën si rezultat i traumave të forta në kokë dhe e vlerësuan vdekjen e tyre si një vrasje, raportojnë mediat amerikane.

Policia tha se arrestuan Johnson më 1 prill 2019, në lidhje me të shtënat dhe plaçkitjen e një personi tjetër në një makinë bankare. Johnson është aktualisht në burgun e një Sheriffi të Qarkut Broëard.

Forcat policore me një deklaratë kanë thënë se djaloshi ka një histori kriminale të gjatë, kryesisht për vjedhje e plaçkitje dhe sa kishte mbaruar dënimin me 7 vjet burg.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb