SHBA-ja premtoi të hënën për reagim të shpejtë në rast kërcënimi, dhune apo çfarë do forme kundër opozitarit venezuelas, Juan Guaido, i njohur nga Uashingtoni si president i përkohshëm, pasi u rikthye në Karakas.

“SHBA-ja i jep rëndësinë më të lartë rikthimit të sigurt në Venezuelë të Juan Guaido”, paralajmëroi në Twitter zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Juan Guaido, që u vetëshpall në fund të janarit president i përkohshëm dhe më pas u njoh nga rreth pesëdhjetë vende në vend të kryetarit socialist Nicolas Maduro, mbërriti sot në aeroportin e Karakasit, ku u prit nga simpatizantët e tij. Ai rrezikon të arrestohet se ka shkelur një ndalin për të dalë nga territori i Venezuelës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb