Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se marrëdhëniet e tij me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, janë të mira dhe në veri të Sirisë po mbahet armëpushim midis Ankarasë dhe forcave të drejtuara nga kurdët.

Trump theksoi se në takim do të diskutohet blerja e sistemit të raketave ruse “S-400”, nga Turqia dhe programi amerikan i avionëve të luftës “F-35”, nga i cili Ankaraja u pezullua.

“Presidenti dhe unë kemi qenë miq shumë të mirë. Ne i kuptojmë shtetet e njëri-tjetrit”, deklaroi Trump për Erdogan-in para se të dy t’i drejtoheshin një takimi me dyer të mbyllura.

Trump theksoi se forcat amerikane në Siri kanë siguruar burime nafte. Ai deklaroi se luftëtarët e Shtetit Islamik po ndalohen si nga forcat kurde, aleate të SHBA-së, ashtu edhe nga Turqia.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb