TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për protestën e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ndikimit të manjatit George Soros. Me një shënim në “Facebook”, Ilir Meta shprehet se protesta e shqiptarëve  para Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar edhe njëherë aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizatorët e protestës së shqiptarëve në SHBA i kërkuan Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur. Gjithashtu ata ngritën edhe shqetësimin e tyre mbi korrupsionin, vjedhjen e votave dhe mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore.

“Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë??, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës??. Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë.Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA! Zoti e bekoftë Shqipërinë!God bless America!God bless Albanian-American friendship!?????”-shkruan Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: