Pas fitores së saj ndaj Trumpit në grindjen për murin, Nancy Pelosi nuk duhet të kalojë në vetëkënaqësi. Shumë demokratë në Grupin parlamentar duan t’u dëshmojnë zgjedhësve se mund ta kapërcejnë bllokadën politike.

Me ashpërsi iu desh të mësojë Shtëpisë së Bardhë se kërcënimet dhe ultimatumet nuk kanë vlerë, për t’i bërë të bindet përfaqësuesit e popullit. Prej aty e tutje Donald Trumpi i dëgjoi më fort drejtuesit e Kongresit dhe korri një reformë tatimore. Tani me sa duket nevojitej një mësim i ri, sepse që kur demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, loja ka ndryshuar. Sërish Trumpi mësoi se në Uashington të bën pak punë metoda e rënies me vare. Bërthama e lëvizjes konservatore tani e tall atë si ngordhalaq, të cilit ia tregoi vendin Nemesi (perëndesha e hakmarrjes) i majtë, Nancy Pelosi. Ndoshta Trumpin e preokupon më shumë që përfytyrimi i tij për veten, si ai që merr hak për “burrat dhe gratë e harruara”, ka marrë të krisura të forta. Këshilla e ministrit të Ekonomisë Ross, një miliarderi, ndaj nëpunësve të federatës, që të merrnin kredi, në vend që të shkonin në kuzhinat popullore për të varfërit flet rëndshëm për fodullëkun e pseudopopulistëve.

Edhe kur Trumpi u detyrua ta ulë tonin në grindjen për “fjalimin drejtuar kombit” ai nuk linte përshtypjen e një njeriu që thau “kënetën” e Uashingtonit: Presidenti mund ta kishte mbajtur fjalën e tij edhe para një fabrike në Ohio ose madje edhe në kufi me Meksikën. Por atëherë do t’i ishte dashur të hiqte dorë nga i gjithë prarimi, të cilin ia mundëson protokolli vetëm në sallën plenare të Pelosit.

Trumpi megjithatë është në gjendje që edhe një disfatë të thellë ta shesë “me krenari” si kthesë. “Ne do ta ndërtojmë murin”, shpalli ai të shtunën, sikur për këtë të qenë hapur papritur rrugë të reja. Kjo këmbëngulje gjen edhe më tej mbështetje. Jo vetëm për këtë Pelosi nuk duhet të kalojë tani në vetëkënaqësi. Demokratja 78 vjeçare vërtet u tregoi kritikëve brendapartiakë të saj, se çfarë potenciali ka ajo. Por vetëm qëndrimi i ashpër nuk mjafton. Dyzina demokratësh u premtuan zgjedhësve të tyre, se do ta heqin bllokadën e Uashingtonit. Atyre u duhet një lloj “marrëveshjeje” me Presidentin.

Edhe ai mund të nxjerrë tani mësimin, të cilin nuk deshi ta nxjerrë pas dështimit me reformën e shëndetësisë: si populist ai në thelb do të ishte i paracaktuar për të siguruar shumica përtej kufijve partiakë. A është ende e mundur kjo? /FAZ-Deutsche Welle/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb