SHBA- “Unë nuk o lejoj sulmin të më ndryshojë jetën”. Kështu deklaron një 18-vjeçare amerikane, e cila është bërë pre e një akti të rëndë. Ashleigh Roscow, është përdhunuar në muajin maj të vitit të kaluar brenda një varreze.

Për herë të parë ajo ka vendosur të flasë për këtë ngjarje shokuese.

“Më takoi në rrugë dhe desh të më puthte, por unë e refuzova duke e shtyrë me duar. Por, ai më ndoqi nga mbrapa dhe më goditi pas koke, duke bërë që të më binte të fikët. Pas kësaj më tërhoqi drejt një varreze. Kur u zgjova ishte duke më përdhunuar. Ishte e tmerrshme. Më detyroi që t’i thërrisja “mjeshtër”, “zotëri”, ndërsa më përdhunonte. Ai më fyente ndërsa më përdhunonte, duke më quajtur “derrkuce”. Mendova se do të vdisja”, ka thënë mes lotësh vajza e re.

Pas denoncimit, policia identifikoi dhe arrestoi përdhunuesin Adam Riding, që u dënua me 10 vjet e gjysmë burg.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: