Një helikopter me 6 persona në bord është rrëzuar në lumin Hudson në Nju Jork. Policia lokale raporton se nuk ka të mbijetuar nga tragjedia.

Aksidenti ka ndodhur në West Side Highway dhe Spring Street. Në bordin e helikopterit ndodheshin edhe tre fëmijë, të cilët kanë humbur jetën.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se helikopteri është kryesisht i zhytur dhe ndodhet me kokë poshtë në ujë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Pamjet tregojnë disa varka shpëtimi që vijnë rrotull rreth helikopterit të fundosur. Lumi Hudson ndan Nju Jorkun dhe Nju Xhersin.

Mediat amerikane raportojnë se viktimat janë nxjerrë nga vendi ku ndodhi përplasja. Trupi i pilotit u gjet brenda helikopterit.

Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale: “Unë jam informuar nga forcat e rendit për rrëzimin tragjik të helikopterit në lumin Hudson afër Nju Xhersit”, thotë ai në X.

Ai shtoi se shërbimi i urgjencës po mbështetet nga policia, Autoritetit Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit dhe organet e tjera lokale.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams: Ngjarje tragjike!
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka postuar në Twitter në lidhje me aksidentin, duke e quajtur atë një “ngjarje tragjike”.

Ai vazhdon duke thënë se departamentet e zjarrit dhe policisë në Nju Jork po ndihmojnë ekipet e kërkimit në Nju Xhersi, të cilët gjithashtu po veprojnë. Ai këshilloi banorët vendas që të shmangin zonën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb